Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka shfaqur edhe një herë këmbëngulësinë e tij sa i përket vendimit për vendosjen e masës prej 100 për qind ndaj produkteve që origjinë kanë shtetin serb dhe Bosnjë e Hercegovinën. Me rastin e realizimit të një vizite pune në Ministrinë e Tregtisë dhe të Industrisë, Haradinaj u shpreh se taksa do të hiqet në atë moment që Serbia e njeh Kosovën.

Qeveria e Kosovës po qëndron e palëkundur karshi vendimit për vendosjen e masës prej 100 për qind ndaj produkteve të Serbisë dhe të Bosnjë e Hercegovinës. Në një konferencë për medie kryeministri i Kosovës edhe një herë shfaqi insistimin për mbijetesën e taksës prej 100 për qind. Ai u shpreh se taksa do të hiqet në momentin kur Serbia e njeh shtetësinë e Kosovës.

“Taksa është vendim i Qeverisë. Vendimi është legjitim. I kemi deklaruar edhe arsyet pse. Se është mohuar tregtia e lirë dhe është penguar Kosova në planin e jashtëm. Nëse na njeh Serbia sot e heqim taksën. Për presidentin më keni zënë ngushtë se nuk i kam përcjellë këto intervista. Nuk kam koment. Qeveria i kryen punët e veta. Ne e duam shumë presidentin, por ne jemi Qeveria”, është shprehur kryeministri Haradinaj publikisht

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme