Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka komentuar 20 vjetorin e protestave që rrëzuan Sllobodan Millosheviqin nga Pushteti, icili tha Serbia e sotme dëshmon më së miri se 5 Tetori nuk e prodhoi ende 6 Tetorin.

Ky është shkrimi i plotë i deputetit Kamberi

Sot bëhen njëzet e një vjet nga protestat e 5 tetorit që rrëzuan de fakto Sllobodan Millosheviqin nga pushteti.

Njëzet e një vjet më vonë, President i Serbisë dhe i gjithëpushtetshëm është ish-ministri i informatave i Sllobodan Millosheviqit.

Njëzet e një vjet më vonë, kryetar i Kuvendit është ish-zëdhënësi i Sllobodan Millosheviqit.

Njëzet e një vjet më vonë, Ministër i Brendshëm është ish-zëdhënësi i gruas së Sllobodan Millosheviqit.

E më e rëndësishme, njëzet e një vjet më vonë, Serbia mbetet larg vlerave dhe synimeve të 5 tetorit për demokraci.

Njëzet e një vjet më vonë, Serbia nuk e prodhoi ende 6 tetorin.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme