Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kryeministrja serbe Ana Brnabic ka komentuar deklaratat për shkëmbim territori mes Kosovës dhe Serbisë. Ajo ka kundërshtuar idetë e presidentit Hashim Thaçi se përmes korrigjimit të kufijve Lugina e Preshevës do t’i bashkohet territorit të Republikës së Kosovës, nuk kanë të bëjnë me realitetin. Brnabic ka ftuar institucionet e Kosovës që t’i heqin barrierat dhe t’i kthehen dialogut të Brukselit. “Në Prishtinë është më mirë t’i kthehen realitetit. Le t’i kthehemi dialogut dhe bashkëpunimit, dhe mos t’i rrisim pengesat”, ka thënë Brnabic, e pyetur nga gazetarët rreth asaj se Prishtina po kërkon të marr tri komuna të Serbisë, shkruan ‘novosti’. Në diskutimet për korrigjim të kufijve dhe shkëmbim të territoreve, presidenti Thaçi vazhdimisht ka deklaruar se do të marrë Luginën e Preshevës pa dhënë asgjë në këmbim për Serbinë. Megjithatë është thënë se tri komunat në pjesën veriore, Leposaviqi, Zveçani dhe Zubin Potoku, do t’i jepen Serbisë në këmbim të Luginës. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Kamberi: Vetëm SHBA mund ta detyrojë Serbinë të njohë Kosovën Dialogu midis Kosovës dhe Serbisë vazhdon të jetë temë diskutimi për shqiptarët në Luginën …