Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Partia më e madhe e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, Partisa për Veprim Demokratik, në mbledhjen e Kryesisë së përgjithshme ka shqyrtuar situatën dhe zhvillimet e reja politike rreth shpalljes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare për 17 dhjetor. Kumtesa e PVD-së Kryesia e Përgjithshme e Partisë për Veprim Demokratik, në mbledhjen e mbajtur sot, ka shqyrtuar situatën dhe zhvillimet e reja politike rreth shpalljes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare për 17 dhjetor. Kryesia e PVD-së me këtë rast, falenderon Qeverinë e Republikës së Kosovës, për ndarjen e Fondit të veçantë për Luginë të Preshevës, duke e konsideruar si veprimin më konkret për të ndihmuar nevojat e shqiptarëve në këtë rajon. PVD është e vetëdijshme për situatën e rëndë që vjen si pasojë e diskriminimit dhe shtypjes së shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Në këto rrethana të rënda politike e ekonomike, kur përsëritja e shpeshtë e zgjedhjeve ka per qëllim dekurajimin e elektoratit të shqiptarëve për pjesmarrje në zgjedhje, PVD konsideron të domosdoshëm unifikimin e faktorit politik shqiptarë si përgjigjen e duhur të mos nënshtrimit dhe mosdorëzimit ndaj represionit shtetëror serb që po thellohet për ditë duke përdorur të gjitha mekanizmat e mundshëm shtetëror. Kryesia e Partisë për Veprim Demokratik, edhe në këto rrethana, ka vendosur që të marr pjesë në zgjedhjet e 17 dhjetorit dhe ka deleguar kryetarin e partisë si kandidat të PVD-së për deputet, sepse vlerëson se rezistenca aktive politike materializohet duke u dëgjuar zëri i shqiptarëve në çdo instancë të mundshme. Kryesia e PVD ka diskutuar për rëndësinë e përfaqësimit parlamentar të shqiptarëve të Luginës dhe rëndësinë e bashkërendimit dhe koordinimit me partnerët e sajë politik në Luginë të Preshevës. Preshevë, 04 nëntor 2023 Like 0
Emina “sfidon” të ftohtin duke marrë rreze në Bahamas Modelja me origjinë shqiptare Emina Cunmulaj e ka kaluar ndërrimin e viteve në Bahamas. …