Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kryetari i Kuvenidit z.Enver Ramadani ka pritur sot në takim Ministren e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës Donika Gërvalla e cilia po realizon vizitën e saj të parë zyrtare në Luginë të Preshevës. Ky është shkrimi i plotë i kryetarit z.Ramadani Sot gjatë ditës pata kënaqësinë ta takoj Ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Republikës së Kosovës znj. Donika Gërvalla. Bashkëbiseduam për problemet e shqiptarëve të Luginës së Preshevës duke filluar nga pasivizimi adresave, mos pranimi diplomave,zhvillimi ekonomik dhe mos integrimi I shqiptarëve në organet shtetërore. Morëm besimin e plotë që Qeveria e Kosovës e njëherit ministrja në fjalë do të angazhohet maksimalisht për zgjidhjen e problemeve të shqiptarëve në Luginë të Preshevës duke I adresuar në instancat me të larta. Gjithashtu iu falënderova edhe për ndihmën financiare për Luginën e cila do jetë gjë shtysë dhe shpresë për qytetarët tanë në përmirësimin e jetës së qytetarëve. Ministrja Gërvalla premtoi edhe bashkëpunimin dhe binjakëzimi e KOMUNËS së Bujanovcit me Komunat e R. KOSOVËS të cilat kan ndikim ekonomik me qëllim përmirësimin dhe zhvillimin ekonomik në Bujanovc përmes binjakëzimit. Bashkë mundemi dhe bashkë ia dalim gjitha sfidave! Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Sot vendoset për fatin e Tomor Morinës Gjykata Penale sot do duhet të vendos se a do të ekstradohet ish pjesëtari …