Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Në selinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH), kryetari dhe zëvendëskryetari Ragmi Mustafi e Enver Mehmeti u takuan me Ambasadorin e Shqipërisë në Beograd, Ilir Boçka dhe bashkëpunëtorin e tij Virgjil Muçi. Gjatë takimit ndër të tjera është biseduar me shumë interes për gjitha fushat e Këshillit Kombëtar Shqiptar, e në veçanti për fushën e arsimit dhe kulturës dhe qasjes së KKSH ndaj zgjidhjeve të sfidave të vjetra e të reja. Ambasadori Boçka përgëzoi udhëheqjen e re ashtu që të jap një frymë më energjike e bashkëkohore, punës së nisur nga paraardhësit tyre për të përballuar sfidat dhe problemet që presin të zgjidhen. Ambasadori ka siguruar për gatishmërinë e plotë në mbështetje të punës përrealizimin e objektivave të veprimtarisë së KKSH Kryetari Mustafi e falënderoi për vizitën që po i bënë Luginës së Preshevës dhe se është shumë e rëndësishme që shteti i Shqipërisë të luaj një rol edhe më aktiv sa i përket shqiptarëve të kësaj treve. Takimi kaloj në një atmosferë vëllazërorë e konsultative. Vlen të theksohet se KKSH ka korrespodencë të rregullt me Ambasadorin shqiptar ku diskutohen edhe tema tjera të rëndësishme nga fushat përkatëse në drejtim të realizimit të të drejtave të Luginës së Preshevës Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Kryetarja Sinani uron në prag të muajit të shejtë gjithë besimtarët Islam Të dashur qytetar, të nderuar vëllezër e motra, Shfrytëzoj nga rasti që sot, para …