Të dashur qytetar, të nderuar vëllezër e motra,
Shfrytëzoj nga rasti që sot, para fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, të uroj të gjithë myslimanët duke i dëshiruar agjërim të lehtë.
Është ky muaji që të gjithë besimtarët me devotshmëri dhe përkushtim përmes lutjeve dhe agjërimit mundohen të tregojnë zemërgjerësinë dhe njëkohësisht përmes sakrificës të ndihmojmë të varfërit, të dobëtit dhe të gjithë nevojtarët.
Muaji i Shenjtë i Ramazanit na bashkon të gjithëve që të reflektojmë dhe angazhohemi që të sigurojmë një trajtim të barabartë për të gjithë, duke besuar në paqe dhe dashuri siç edhe promovon vetë feja Islame.
Ky muaj na obligon që të luftojmë për të qenë të drejtë, solidar, të përkushtuar dhe bashkuar para sfidave për të ndërtuar paqen dhe mirëbesimin, me besim tek Zoti e me shpresë në shpërblimet e Tij.
Më fat Muaji i shenjtë i Ramazanit!

E juaja, Ardita Sinani

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme