Kryetari Shaip Kamberi dhe Ardita Sinani ngushëllojn familjen Daci  për vdekjen e djalit të Nexhat Dacit

Kryetari Kamberi në profilin e tijë shkruan

E dashura familja e Arian Dacit.
I nderuari kryetar i Akademisë së Kosovës, Nexhat Daci.

Qytetarët e Bujanocit dhe unë personalisht, me pikëllim dhe dhembje të thellë morëm lajmin për aksidentin që i mori jeten djalit tuaj, Arianit.

E dashura familje Daci,

i nderuari Akademik Nexhat Daci,

familjes tuaj, të afërmve dhe miqve, në emrin tim dhe në emër te qytetarëve te Bujanocit, bashkëvendasve tuaj, ju shpreh ngushëllimet më të thella për humbjen e djalit . Ndajmë me ju dhembjen e madhe.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për Arianin.

Ndërsa Kryetarja Ardita Sinani shkruan

Të dashur familjarë të Arian Dacit,
I Nderuar kryetar i Akademisë së Kosovës, z. Nexhat Daci,

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për vdekjen tragjike të djalit Tuaj, Arianit.

Në emrin tim dhe të gjithë anëtarësisë së PVD-së dega në Preshevë, Ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për Arianin.
Ardita SINANI

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme