Nëpërmjet një njoftimi zyrtar, Komuna e Bujanocit, njofton qytetarët e saj, se transporti do të jetë falas për të interesuarit që shprehin dëshirën që të marrin pjesë në varrimin e zëvendëministrit Arian Daci.

Ky organizim, vjen si shenjë solidarizimi me vdekjen tragjike të Arian Daci, e që me prejardhje është nga fshati Tërnoc i Komunës së Bujanocit.

Dy kompanitë që kanë ofruar udhëtim falas, janë “Maxhari Tours” dhe “Maxhari 2015”, autobëst e të cilëve, do të nisen nesër (e dielë) në ora 10:00h, nga parkingu i pompës Agimi Petrol.

Ja njoftimi zyrtar i Komunës së Bujanocit:

Të nderuar qytetarë,

Varrimi i të ndjerit Arian Daci, bëhet nesër, në ora 13:00, në varrezat e Dragodanit në Prishtinë.

Kompania “Maxhari tours” dhe “Maxhari 2015” kanë shprehë gatishmërinë e tyre që të organizojnë transportin falas për të gjithë qytetarët e interesuar të marrin pjesë në ceremoninë e varrimit.

Nisja bëhet në ora 10:00 nga parkingu i pompës së benzinës “Agimi” në Bujanoc.

Kabineti i kryetarit të komunës së Bujanocit faleminderon pronarët e dy kompanive për gatishmërinë e treguar.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme