Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kryetarja e degës së PVD-së në Preshev Ardita Sinani me anëtaret e kryesisë së PVD-së ka vizituar disa Ministri dhe Parlamentin e Republikës së Kosovës. Kryetarja Sinani vizitën e filloi me Ministren e Drejtësisë znj. Albulena Haxhiu, në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit u takua me ministren znj. Vlora Dumoshi, në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë me ministren znj. Hykmete Bajrami dhe në fund vizituan Parlamentin e Republikës së Kosovës dhe kryeparlamentaren znj. Vjosa Osmani. Gjatë vizitës u shtjelluan shum çështje si Diskriminimi permanent në çdo sferë të jetës, mos implementimi i marrëveshjeve nga Beogradi zyrtar, mos integrimi i shqiptarëve në institucione shtetërore, papunësia në shkallën më të lartë, mos njohja e diplomave, problemet me tekstet shkollore dhe shumë probleme me rëndësi jetike që po shkaktojnë largimin e të rinjve nga Lugina ishin temë e takimeve. U bisedua për pozitën e shqiptarëve në Luginë që ditë e më shumë shqiptarët e kësaj treve po përballen me shpërnguljen masive dhe spastrimin ne heshtje sidomos kohëve të fundit më aktuale është pasivizimi i adresave. Kërkesat që parshtroi kryetarja Sinani ishin që të përkrahen aktivitetet kulturore, bibliotekat, donacionet në sferën e kulturës. Ndërsa theks i veçantë në Ministrinë e Arsimit ndër të tjerave ishte edhe rritja e kuotave të studentëve për regjistrim në fakultete shtetërore, kuotat për pranim në konvikte, mundësia e donacioneve nëpër shkolla. Çështja e shqiptarëve të Luginës të vendoset në prioritet dhe të jetë pjesë e dialogut, pikërisht për shkak të degradimit të skajshëm të pozitës së shqiptarëve në Serbi. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Murati për non-paper’in e djeshëm: Varianti më i keq për Kosovën Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë se në tavolinën e bisedimeve …