Kryetaraja e Komunës së Preshevës znj.Ardita Sinani sot ka priturë një delegacion nga Ambasada e SHBA-ve të kryesuar nga z.Lee.

Njoftimi i plotë nga znj.Sinani

Kënaqësi sot të mirëpres përfaqësuesit e Ambasadës së SHBA, të kryesuar nga Thomas Lee, këshilltar politik i ambasadës.

Gjatë këtij takimi, i cili ishte i pari nga zgjedhja ime në krye të komunës, u diskutuan shumë tema, ndër të cilat vëmendje më e madhe iu kushtua të drejtave të Shqiptarëve dhe gjendja socio-ekonomike e tyre.

Problematika më aktuale, si ajo e pasivizimit të adresave, raste të cilat në komunën e Preshevës janë ende më sporadike për dallim nga Bujanoca e Medvegja, u diskutua si shqetësim edhe i ambasadës së SHBA, por edhe i imi si kryetare e komunës.

U dakorduam që kontaktet mes autoriteteve lokale dhe ambasadës së SHBA të vazhdojnë e thellohen, për faktin e vetëm se udhëheqja ime e sheh si urën lidhëse për zgjidhjen e problemeve të Shqiptarëve në raport me Qeverinë serbe.

🇺🇸🇺🇲

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme