Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kryetarja e Komunës së Preshevës z.Ardita Sinani e shoqëruar nga zv.kryetari i komunës, Ragmi Mustafa dhe kryetari i Kuvendit, Sami Salihu si dhe kryetarin e OVL të UÇPMB-së, Nazmi Hajredinin në ditën e dëshmorëve të UÇPMB-së, përkujtuam ata të cilët dhanë më të shtrenjtën e tyre, jetën, për një ideal që vazhdon të mbetet i pa plotësuar. Moralisht e kombëtarisht, mua si kryetare e komunës së Preshevës më jep obligim shtesë përveç obligimeve tjera, rikujtimin në çdo moment të sakricificës së tyre, si dhe familjarëve të dëshmorëve, veteranëve e invalidëve të luftës. Njëkohësisht detyra e kryetares së komunës, më jep obligim edhe që të kujdesemi që familjarëve, veteranëve e invalidëve të luftës, përveç respektit të përhershëm, t’i ofrojmë edhe jetë të dinjitetshme. Sakrifica sublime e heronjëve tanë, për mua do të jetë përveç krenari, edhe kujtim për çdo hap politik të cilin e bëj e do ta bëj në të ardhmen. Jemi plotësisht të vetëdijshëm se realizimi i synimeve tona, e sidomos i dëshmorëve e të rënëve, në një shtet me agjendë të qartë diskriminuese do të jetë jashtëzakonisht i vështirë. Mirëpo, kjo do të jetë arsyeja e insistimit tim në realizimin e kërkesave tona legjitime, e asnjëherë arsye e dorëzimit e aq më pak e nënshtrimit. Lavdi e përhershme veprës e sakrificës së dëshmorëve! Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Kancelarja Merkel do të bisedojë sot me kryeministrin Kurti, mësohet arsyeja Kancelarja Merkel do të komunikojë sot me kryeministrin e Kosovës, Kurti, për një gamë …