Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se do të takohet në Slloveni me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq, në pauzën mes dy sesioneve të Samitit që po mbahet në Brdo të Sllovenisë. Në këtë takim do të marrin pjesë edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti i Francës, Emanuel Makron, shkruan Euronews (edicioni në gjuhën serbe). “Serbia nuk e njeh Kosovën, Kosova nuk e njeh Serbinë, dhe ne kemi nevojë për një marrëveshje”, citohet të ketë thënë kryeministri Kurti. Kreu i Qeverisë së Kosovës ka thënë se njohja reciproke është e nevojshme sepse është e vetmja mënyrë për vendosjen e paqes, stabilitetit dhe sigurisë në Ballkan. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Gjuha shqipe, lëndë zgjedhore në Turqi Mësimdhënia e gjuhës shqipe si lëndë zgjedhore në shkollat 8 vjeçare në Turqi, përkrah …