Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se do të takohet në Slloveni me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq, në pauzën mes dy sesioneve të Samitit që po mbahet në Brdo të Sllovenisë. Në këtë takim do të marrin pjesë edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti i Francës, Emanuel Makron, shkruan Euronews (edicioni në gjuhën serbe). “Serbia nuk e njeh Kosovën, Kosova nuk e njeh Serbinë, dhe ne kemi nevojë për një marrëveshje”, citohet të ketë thënë kryeministri Kurti. Kreu i Qeverisë së Kosovës ka thënë se njohja reciproke është e nevojshme sepse është e vetmja mënyrë për vendosjen e paqes, stabilitetit dhe sigurisë në Ballkan. Like 0
Kryeministri Rama protestat e dhunshme nuk të çojnë në fitore Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka reaguar sot duke cituar një thënie të Martin …