Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka arritur në Londër ku do të marrë pjesë në Samitin e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Ai atje është fotografuar krahas homologes së tij serbe, Ana Brnabic. Fotografinë e dyshes e ka publikuar gazetari i The Economist, Tim Judah, i cili është shprehur i entuziazmuar se çfarë do të ndodhë nga ky takim. Në këtë takim do të marrin pjesë të gjithë liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor. Qëllimi është që të prezantohen sektorët me mundësi të mëdha investimi. Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, apo shkurt BERZH, ka për qëllim përdorimin e investimeve si një mjet për të ndërtuar ekonomitë në vendet që janë në zhvillim. Qeveria e Kosovës do të shkojë me kërkesa specifike për ndihmë në fonde nga donatorët, ashtu si edhe qeveritë e rajonit. Brnabic nuk ka qenë e pranishme në Konferencën e Sigurisë në Munih, andaj ky pritet të jetë takimi i parë i saj me Kurtin. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Sinani: Të hapet zyra e fondit penzional dhe fondit shëndetësor në qendër të qytetit Sot kërkova që të hapen zyrat e Fondit Pensional dhe Fondit për Mbrojtje Shëndetësore …