Sot kërkova që të hapen zyrat e Fondit Pensional dhe Fondit për Mbrojtje Shëndetësore në qendër të Preshevës, ka thënë kështu e para e komunës së Preshevës znj.Ardita Sinani.

Me tej kryetarja Sinani ka shtuar se për këtë, ftova dhe njoftova drejtorët e Fondit Pensional dhe Fondit për Mbrojtje Shëndetësore, z.Sërgjan Dekiq dhe z.Velibor Antonijeviq, sesi vetëqeverisje lokale jemi të gatshëm t’i ofrojmë hapësirat e ish-barnatores së qytetit përballë objektit të komunës, si dhe të kontribuojmë në përgatitjet logjistike e infrastrukturore.

Siç dihet, në komunën tonë, filialet e këtyre dy institucioneve gjinden aktualisht vetëm në Stacionin Hekurudhor. Hapja e zyrave të tyre në qendër të Preshevës do ta lehtësonte qasjen e qytetarëve në shërbimet e tyre, sidomos për qytetarët në moshë të shtyer dhe me nevoja të veçanta, të cilët kanë nevoja më të shpeshta për shërbimet e sigurimit pensional dhe shëndetësor, ka njoftuar sot për mes një postimi në llogarinë e saj në FB, kryetarja e Komunës së Preshevës Ardita Sinani.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme