Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për ndalimin e pesë pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nga autoritetet serbe që u bë gjatë ditës së djeshme. Përveç policëve që janë ndaluar, Serbia gjatë ditës së djeshme me orë të tëra ka maltretuar edhe qindra qytetarë të tjerë nga Kosova që ishin nisur me autobusë drejt vendeve të Evropës. Duke komentuar këtë, Kurti ka thënë se kjo është hakmarrje e Serbisë, dhe se një veprim i till ishte paralajmëruar nga vetë presidenti serb Aleksandar Vuçiq. “Ata janë ndaluar si rezultat i një konference për media të cilën e pati të shtunën që shkoi presidenti i Serbisë, ku ai tha që në javën që vjen Serbia ku do që ushtron pushtet dhe kontroll efektiv, do të filloj që të hakmerret. Andaj edhe ajo çfarë po ndodh në këtë javë është paralajmëruar të shtunën që shkoi kur presidenti i Serbisë vizitoi njësitet ushtarak ‘Kobra’ në ditëlindjen e tyre, një njësit të cilën ne e patëm akuzuar në mesë të qershorit të vitit të kaluar që i ka rrëmbyer tre policët tanë në veri të Kosovës”, tha Kurti. Kryeministri u shpreh se arrestimi masiv i cili është bërë dje, me ç’rast të qindra qytetarë civil janë lënë pa medikamente, pa ushqim pa ujë për pothuajse një ditë të plotë, është rezultat i suksesit të Kosovës në Asamblenë Parlamentar në KiE dhe si një hakmarrje intensive u bë kjo përndjekje e ky ndalim në masë. Ai shtoi se veprimet e serbëve në Kosovë po bëhen me urdhër të Beogradit. “Që të gjitha këto janë të sinkronizuara edhe me bojkotin që po bëhet votimeve në katër komunat veriore të paraparë të dielën e që do të ishte një shans për qytetar atje që ta shprehin vullnetin e tyre po për shkak të Beogradit, kërcënimeve, shantazheve, djegieve te veturave që bëhen atje, duket që nuk do të këtë pjesëmarrje të kënaqshme, ndonëse ne bëjmë gjithë përpjekjet e mundshme dhe i ndihmojmë KQZ-së që këto votime të jenë sa më të suksesshme të dielën e 21 prillit”, tha Kurti. Kurti këto komente i bëri pas homazheve në varrezat e dëshmorëve në Velani për nder të Ditës së Dëshmorëve të Prishtinës /Telegrafi/ Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Sot zyrtarisht në Serbi fillon implementimi i Ligjit të ri për Kontrollimin Teknik të Automjeteve. – Sot zyrtarisht në Serbi fillon implementimi i Ligjit të ri për Kontrollimin Teknik …