Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot po e zhvillon vizitën e parë zyrtare jashtë vendit dhe këtë në Shqipëri. Kurti u prit nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe kabineti i tij në Pallatin e Brigadave në Tiranë. Këtë e ka bërë të ditur Rama përmes një postimi në Facebook. “Tiranë, Pallati i Brigadave – Ceremonia e mirëseardhjes së Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti”, ka shkruar Rama. Kurti u prit në Tiranë me nderime shtetërore. Në takimin e sotëm do të diskutohet edhe për idenë e mini shengenit Ballkanik. Më Tiranë Kurti do të takohet edhe me Presidentin shqiptar Ilir Meta, e më pas me kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi. Takime do të ketë edhe me opozitën, me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
KËRKOHET RRITJE E TAKSËS PËR PRODUKTET SERBE NGA 10 PËR QIND NË 50 PËR QIND Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut (KMDLNJ), duke komentuar …