Botë Kurz takohet me Trumpin, bisedojnë edhe për Kosovën Nga Wikiliks U postua 21/02/2019 2 Min e Lexuar 0 0 46 Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Sebastian Kurz është takuar me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. Kancelari austriak Sebastian Kurz është takuar me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. Në takimin e tyre të zhvilluar në Uashington, ata diskutuan edhe për çështjen e Kosovës. Kurz është kancelari i parë i Austrisë i cili në Shtëpinë e Bardhë u takua me një president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në 13 vitet e fundit. Pas takimit, ai ka thënë se SHBA-të në Kosovë “kanë ndikim të madh që mund ta përdorin pozitivisht”. Kurz theksoi se Austria pozitivisht sheh dialogun mes presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe se mund ta mbështes edhe shkëmbimin e territoreve edhe pse bëhet fjalë për një temë të ndërlikuar. “Nëse dy palët arrijnë marrëveshje për diçka, nuk duhet t’u qëndrojmë në rrugë, as evropianët as amerikanët”, porositi ai. Kurz ka bërë të ditur se Trump kërkoi që Austria ta rrisë buxhetin për ushtrinë. “Besoj se administrata amerikane ka interes për marrëdhënie të mira por në shumë pyetje kemi mendime të ndryshme”, theksoi ai në lidhje me takimin me Trumpin. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Lojërat Olimpike në Tokio do të anulohen nëse pandemia nuk vihet nën kontroll deri vitin e ardhshëm Lojërat Olimpike “Tokio 2020” do të anulohen tërësisht nëse koronavirusi nuk vihet nën kontroll …