Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr RTK-ja dhe Instituti i Prishtinës për Studime të Opinionit Publik, PIPOS, sapo kanë publikuar exit-pollin për epilogun e zgjedhjeve të parakohshme të mbajtura sot, për Kuvendin e Republikës së Kosovës. Udhëheqësi i institutit PIPOS, Fisnik Halimi, para prezantimit ka sqaruar mënyrën se si është realizuar ky exit-poll. Ai ka thënë se kjo është një teknikë e matjes së shpejtë të rezultateve, e cila realizohet përmes intervistave gjatë ditës, të cilat ky institut i merr menjëherë pasi qytetarët e kryejnë obligimin e tyre në vendvotime. “Kjo teknikë realisht është shumë e saktë, por i ka mangësitë e veta dhe duhet marrë me një dozë të vogël rezerve. Por, ne si PIPOS i kemi marrë të gjitha parapërgatitjet që margjina e gabimit të jetë minimale dhe të pasqyrojë rezultatin ashtu siç do të jetë pas numërimit”, ka theksuar Halimi. Ndërkohë, në bazë të këtij exit-polli fituese e zgjedhjeve del të jetë Lëvizja Vetëvendosje me 28,1 për qind të votave, e ndjekur nga LDK-ja me 27,9 për qind dhe PDK-ja me 25,8 për qind. Ndryshe, exit-pollet janë rezultate jozyrtare dhe që realizohen në bazë të anketave. Në bazë të ligjit, institucioni që ka të drejtë të publikojë rezultatet e zgjedhjeve në Kosovë është vetëm Komisionin Qendror Zgjedhor. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Kurti për “The Guardian”: Serbia të mos e shikojë më Kosovën me dylbi ushtarake Kryetari i Lëvizjes “Vetëvendosje” dhe fituesi i zgjedhjeve të 6 tetorit në Kosovë, Albin …