Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Rreth orës 06:46 Kuvendi i Shqipërisë ka votuar qeverinë “Rama 3”. Programi dhe përbërja e qeverisë “Rama 3” morën 77 vota pro, 53 kundër dhe 1 abstenim. Sapo kryeministri Edi Rama mori fjalën, deputetët e opozitës u larguan nga salla. Këto fjalë janë për ata që po ikin. Nuk e kuptoj se si ju që më kërkuat dje të vija, tani që erdha ikni. Dua të tregoj disa fakte që ndryshojnë nga opinionet. Sot në çadra janë 400 familje dhe e kanë zgjedhur të jetojnë në çadra për shkak të largësisë me qytetin dhe për shkak të afërsisë me tokë dhe me fermën. Për atyre është dhënë bonusi i qerasë. Sot çdo vit rimbursohen 120 milionë dollarë ilaçe. Buxheti i shtetit jep para që personat të marrin ilaçet. 280 mijë nxënës marrin librat falas ndërsa kur erdhëm ne, nuk merrte asnjë”, tha Rama. Ai gjatë fjalës së tij për programin e mandatit të tretë tha se është program i tij qeveritar do të realizohet. Qeveria “Rama 3” përbëhet nga: 1) Edi Rama- Kryeministër; 2) Arben Ahmetaj – Zëvendëskryeministër dhe ministër i Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformave; 3) Olta Xhaçka – Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme; 4) Niko Peleshi – Ministër i Mbrojtjes; 5) Bledar Çuçi – Ministër i Brendshëm; 6) Delina Ibrahimaj- Ministër i Financave dhe Ekonomisë; 7) Belinda Balluku – Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë; 8) Evis Kushi – Ministër i Arsimit dhe Sportit; 9) Ulsi Manja – Ministër i Drejtësisë; 10) Elva Margariti – Ministër i Kulturës; 11) Frida Krifca – Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural; 12) Ogerta Manastirliu – Ministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale; 13) Mirela Kumbaro Furxhi – Ministër i Turizmit dhe Mjedisit; 14) Elisa Spiropali – Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin; 15) Edona Bilali – Ministër i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes; 16) Bora Muzhaqi – Ministër i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët; 17) Milva Ekonomi – Ministër i Shtetit për Standardet e Shërbimeve. Të 16 emrat e propozuar nga Rama të prirë prej tij do të shkojnë në ditët në vijim për tu betuar në presidencë. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Presidenti e nxjerr në pazar territorin e Kosovës Presidenti Hashim Thaçi po vazhdon ta përsërisë se është i gatshëm që në dialogun …