Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Ambasadori në largim i SHBA në Beograd Kyle Scott ka thënë se po shkon i zhgënjyer për shkak të mungesës së përparimit në pajtimin rajonal, para se gjithash në normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë. Marrëveshja e dyja palëve, jo vetëm që është e mundur, por është e nevojshme nëse Serbia dhe Kosova dëshirojnë t’i realizojnë qëllimet e tyre strategjike. “Është e qartë se në Serbi ekziston problemi i madh në lidhje me atë se çfarë duhet të jep Serbia në lidhje me kompromisin. Jam i bindur se qeveria dhe presidenti Vuçiq janë të gatshëm ta gjejnë kompromisin. Para një viti e gjysmë kam qenë optimist se gjërat po shkojnë në drejtim të duhur, mirëpo prej vjeshtës së kaluar ato shkuan në drejtim të gabuar. Së pari fushata e Serbisë kundër anëtarësimit të Kosovës në Interpol, pastaj Kosova i vendosi taksat, e pastaj vendimi i qeverisë së Serbisë të refuzojë të kthehet në tryezë të bisedimeve – ky është një cikël negativ. Është koha të qetësohemi dhe të fokusohemi në interesa afatgjate të Serbisë dhe Kosovës”, ka porositur Scott. I pyetur si t’i shpjegohet qytetarit të zakonshëm në Serbi se Kosova gjerë tani nuk i ka hequr taksat, përkundër presioneve të SHBA dhe BE, Scott ka thënë se ky është një prej problemeve të mëdha të Serbisë, ajo që populli dhe udhëheqja shtetërore kurrë nuk janë pajtuar me realitetin se Kosova është vend sovran dhe i pavarur, gjegjësisht Uashingtoni ka ndikim në Prishtinën, por nuk vendos për fatin e saj. “Përkundër faktit se SHBA kanë thënë qartë se Kosova duhet t’i heqë taksat, dinamika e brendshme politike në Kosovë shkon në dobi të taksave sepse janë jashtëzakonisht të popullarizuara. Kosova ende mendon se duhet ta theksojë pavarësinë e saj, dhe çdo përpjekje e Serbisë që ta sjellë këtë në pikëpyetje, i inkurajon njerëzit në Kosovë që edhe më shumë ta kundërshtojnë këtë proces”, ka vlerësuar Scott. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Serbia s’lejon që Cakaj të shpallet “qytetar nderi” i Bujanocit Ministrja e Administratës shtetërore dhe Pushtit Lokal të Serbisë, Marija Obradoviq, ka refuzuar kërkesën …