Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB’së në Nju Jork, është takuar me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis. Sipas njoftimit, Thaçi dhe Mitsotakis kanë diskutuar tema të ndryshme që lidhen me forëzimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Thaçi ka falënderuar kryeministrin grek për mbështetjen që Greqia i ka dhënë Kosovën në rrugën drejtë integrimeve euroatlantike, ndërsa është biseduar edhe për mundësinë e rritjes së bashkëpunimit ekonomik, tregtar, arsimor e kulturor. Ndërsa kryeministri grek, ka shprehur mbështetje për perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Greqia është njëra nga pesë shtetet e Bashkimit Evropian e cila nuk e ka njohur Kosovën si shtet. /GazetaExpress/ Like 0
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB’së në Nju Jork, është takuar me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis. Sipas njoftimit, Thaçi dhe Mitsotakis kanë diskutuar tema të ndryshme që lidhen me forëzimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Thaçi ka falënderuar kryeministrin grek për mbështetjen që Greqia i ka dhënë Kosovën në rrugën drejtë integrimeve euroatlantike, ndërsa është biseduar edhe për mundësinë e rritjes së bashkëpunimit ekonomik, tregtar, arsimor e kulturor. Ndërsa kryeministri grek, ka shprehur mbështetje për perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Greqia është njëra nga pesë shtetet e Bashkimit Evropian e cila nuk e ka njohur Kosovën si shtet. /GazetaExpress/
Burri që vrau bashkëshorten e vajzën në Gjakovë dënohet me burg të përjetshëm Gjykata e Apelit duke vendosur sipas ankesave, e ka ndryshuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore …