Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka përfunduar takimet me liderët e partive opozitare, duke u shprehur optimist se edhe opozita kosovare nuk do ta kundërshtoj planin franko-gjerman. Ai pas takimit të fundit me liderin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se ky takim në Prishtinë e përmbushë qëllimi e vizitës. Sllovaku i BE-së, Lajçak tha se kjo vizitë në Prishtinë ka për qilim përgatitjet për takimin e 18 marsit që bahet në Ohër të Maqedonisë së Veriut. “I informova për procesin, për pritjet e komunitetit ndërkombëtar. Ata shpjeguan qëndrimet e partive të tyre. Pra, e gjitha është pjesë e përgatitjeve për takimin e 18 marsit dhe është shumë e rëndësishme që ata të dëgjojnë nga unë, jo vetëm nga mediat apo në Parlament. Prandaj, për mua këto takime kanë përmbushur qëllimin”, tha Lajçak. Ky i fundit sot ka takuar kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqin, atë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku. Sipas njoftimit, ishte Haradinaj që i tha po marrëveshjes, derisa Krasniqi i PDK-së ishte skeptikë që në qendër të marrëveshjes nuk është njohja e ndërsjellë, po asociacioni. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Protestat në Hong Kong, anulohet festa që mbledh miliona turistë Hong Kongu është një nga qytetet që dhuron një nga shfaqjet më të mrekullueshme …