Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Emisari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka reaguar sërish për hartën në zyrën e tij ku Kosova shihej si “pjesë” e Serbisë, njofton Insajderi. Me anë të një komenti në llogarinë e tij në Twitter, Lajçak ka përmendur rëndësinë e normalizimit të raporteve midis Prishtinës dhe Beogradit zyrtar. Kjo pas reagimeve të shumta që pasuan drejt tij, lidhur me paraqitjen e tij në një intervistë, ku prapa tij figuronte harta, e cila e bënte Kosovën pjesë të Serbisë. ”Dhe sot është një shembull pse Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është kaq i rëndësishëm. Kështu që çështje të ngjashme nuk do të shkaktojnë më keqkuptime”, ka shkruar ai. As the map in my office in the blurred screenshot of my interview has caused some misperceptions today, I am sharing an actual close-up photo of it. It is an official EU map of the Western Balkans. Kosovo is there and so is the line separating Kosovo from Serbia. pic.twitter.com/VXFggOLmug — Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) February 25, 2021 Parakëtij komenti, Lajçak reagoi se harta pas tij e shumëpërfolur është keqinterpretuar. Ai tha se ajo hartë është zyrtare e Bashkimit Evropian dhe aty gjendet edhe linja që e ndan Kosovën nga Serbia. “Ndërsa harta në zyrën time në ekranin e paqartë të intervistës sime ka shkaktuar disa keqkuptime sot, unë po ndaj një foto të afërt të saj. Ishte një hartë zyrtare e BE e Ballkanit Perëndimor. Kosova është atje dhe po ashtu është linja që ndan Kosovën nga Serbia”, ka thënë Lajçak. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Limani certifikohet nga UEFA në fushën e menaxhimit të futbollit Sedat Limani bëhet shqiptari i parë i certifikuar nga UEFA në fushën e menaxhimit …