Ish-nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi të enjten se nuk do të kthehet në LDK.

Kjo pasi ajo sheh një realitet të ri politik nga 14 shkurti, raporton Insajderi.

“400 mijë qytetarë kanë votuar për bashkimin e forcave tona. E dyta rreth 250 mijë qytetarë kanë votuar që unë të zgjedhem presidente e vendit”, tha ajo në Kallxo Pernime.

Mos-kthimin e saj në partinë ku shërbeu për vite e konsideron si përcaktim të vullnetit qytetar.

“LDK’ja ka zgjedh rrugë tjetër. Nuk ka kthim mbrapa, nuk është çështje e kthimit në LDK, është çështje e përcaktimit të vullnetit qytetar. Unë nuk e shkeli vullnetin qytetar”, tha Osmani.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme