Botë Liderja e re e CDU-së: Me mua, Merkel është e sigurt Nga Wikiliks U postua 10/12/2018 2 Min e Lexuar 0 0 33 Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Shefja e re e kristian-demokratëve gjermanë, Annegret Kramp Karrenbauer, ka garantuar se me të, kancelarja gjermane Angela Merkel është e sigurt edhe për tre vitet e mbetura të mandatit të saj. “Ne kemi një qeveri federale që është zgjedhur për këtë periudhë legjislative. Angela Merkel ka thënë se do ta çojë deri në fund mandatin dhe kongresi i partisë tregoi shumë qartë se kjo është ajo çka të gjithë duan dhe kjo është ajo që unë dua. Dhe mendoj se si lidere e partisë, duhet të garantoj që kjo qeveri të ketë stabilitetin që i nevojitet për të përmbushur mandatin e saj”, deklaroi Kramp-Karrenbauer për DW. Kramp-Karrenbauer mundi të marrë vetëm 51% të votave në balotazh, kundrejt rivalit të saj kryesor, biznesmenit dhe konservatorit Friedrich Merz. Kandidati i tretë, Jens Spahn, u eleminua në raundin e parë. Shumëkush në partinë e saj do të donte që CDU-ja të bëhej më konservatore për të përballur sfidat populiste. Edhe pse shpesh e quajtur “Mini Merkel” nga shtypi gjerman, Kramp-Karrenbauer e distancon veten nga kancelarja gjermane me politikat e saj më konservatore. Detyra e saj e re tani është të rinovojë partinë me një kurs të qartë dhe me komunikim të hapur. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Ka filluar të pastrohet rruga Lluçan-Dobrosin – Rruga Lluçan-Dobrosin ka filluar të pastrohet dhe mirëmbahet si kurrë më parë me …