Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr DEKLARATË E LIGËS QYTETARE SHQIPTARE AMERIKANE Sot, më 14 Prill 2024, gjatë një vizite tak Njësia Speciale Policore “Kobra,” Presidenti serb Aleksandar Vuciq bëri një deklaratë publike kërcënuese ndaj shqiptarëve etnik në Luginë të Preshevës, duke deklaruar se “secili që punon kundër Kushtetutës së Serbisë do të arrestohet menjëherë.” Vuciq e bëri këtë deklaratë, gjerësa njoftoi se nesër do takohet me Milorad Dodik, President i Republika Srpska. Dodik është në listën e zezë të SHBA-ve dhe konsiderohet si kërcënim madhor për paqën dhe stabilitetin në Ballkan. Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane (AACL) është tejet e brengosur per këtë kërcënim publik të Vuciqit dhe efektet potenciale ndaj shqiptarëve në Luginë të Preshevës. Liga Qytetare ka punuar me liderët e Luginës së Preshevës për mbi dy dekada rresht për të sjellë në vëmendjen e liderëve të politikës së jashtme të SHBA-ve çështjen e tyre. Ky këcënim publik i Vuciqit vije një ditë pas takimit të Ligës Qytetare me delegacionin nga Lugina e Preshevës në New York në përbërje prej Shaip Kamberit, Nagip Arifit, Ardita Sinanit e Ragmi Mustafit. Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane dënon ashpër kërcënimin publik të Vuciqit kundrejt shqiptarëve etnik në Luginë të Preshevës. Ne do të vazhdojmë punën tonë me Anëtarët e Kongresit të SHBA-ve dhe me organizata ndërkombëtare të të drejtave të njeriut në SHBA dhe Evropë për t’u siguruar që shqiptarët në Luginë assesi të mos mbesin në mëshirën e regjimit antidemokratik të Vuciqit. Ne i bëjmë thirrje të gjitha organizatave relevante ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, si dhe Ambasadës së SHBA-ve në Beograd, të adresojnë këtë situatë të tendosur. Shqiptarët etnik në Luginë të Preshevës janë komuniteti më i diskriminuar në Evropë dhe përpjekja e tyre për të drejta kombëtare dhe drejtësi nuk mund të injorohet më! Joe DioGuardi President Shirley Cloyes DioGuardi Keshilltare për Çështje të Ballkanit # # # Today, April 14, 2024, during a visit with the Special Police Unit “Kobra,” Serbian President Aleksandar Vucic issued a public threat against ethnic Albanians in the Presheva Valley, declaring that, “Anyone who works against the Constitution of Serbia will be immediately charged and arrested.” Vucic made this statement, while also declaring that he will meet tomorrow with President Milorad Dodik of Republika Srpska. Dodik is black-listed by the United States and is considered a major threat to peace and stability in the Balkans. The Albanian American Civic League (AACL) is very concerned about Vucic’s threat and its potential effects on ethnic Albanians in the Presheva Valley. The Civic League has been working with leaders of ethnic Albanians in the Presheva Valley for more than two decades to bring their lack of human rights to the attention of foreign policy leaders in the U.S. Congress. Vucic’s public threat comes one day after a delegation from the Presheva Valley—including Shaip Kamberi, Nagip Arifi, Ardita Sinani, and Ragmi Mustafi—held an important meeting in New York with members of the AACL Board of Directors. The AACL condemns Vucic’s public threat against Albanians in the Presheva Valley. We will continue our work with Members of the U.S Congress and important human rights organizations in the United States and Europe to make sure that the ethnic Albanian community in the Presheva Valley is no longer left to the mercy of Vucic’s anti-democratic regime. We call on all international human rights organizations, and on the U.S. Embassy in Belgrade, to address this dire situation. The ethnic Albanian community in the Presheva Valley remains the most discriminated community in Europe, and their plight for human rights and justice must not be ignored. Joe DioGuardi President Shirley Cloyes DioGuardi Balkan Affairs Adviser Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani sot për vizitë zyrtare në Shkup Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me ftesë të homologut Stevo Pendarovski do …