Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Diplomati i njohur, presidenti i Akademisë Diplomatike Shqiptare, Lisen Bashkurti, ka ftuar lidershipin e Kosovës të përgatitet për fazën finale të dialogut me Serbinë. Në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se është e nevojshme që ky proces parapërgatitor të jetë serioz, legjitim, i përgjegjshëm, transparent dhe gjithëpërf- shirës. Ai ka theksuar se në tërësi bisedimet Kosovë -Serbi deri më tani kanë krijuar më shumë zhgënjime sesa shpresa afrimi, pajti- mi dhe bashkëpunimi. Bashkurti ka thënë se procesi i bisedimeve Kosovë – Serbi ka ngelur në status quo. “Ose, më saktë, ka ngelur në një rreth të mbyllur pa rrugëdalje”, ka thënë ai. Diplomati Bashkurti ka thënë se lideshipet e këtyre dy shteteve nuk po kanë energji të mjaftueshme për të dalë vetë nga ky rreth i mbyllur. Ai ka kërkuar më tepër energji nxitëse nga BE-ja dhe më shumë mbështetje nga ShBA-ja. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Mogherini paralajmëron se gjendja në Ballkanin Perëndimor është si kuti e hapur e Pandorës Shefja e diplomacisë evropiane, Federika Mogherini para largimit e vlerëson të “suksesshme” politikën e …