Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Diplomati i njohur, presidenti i Akademisë Diplomatike Shqiptare, Lisen Bashkurti, ka ftuar lidershipin e Kosovës të përgatitet për fazën finale të dialogut me Serbinë. Në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se është e nevojshme që ky proces parapërgatitor të jetë serioz, legjitim, i përgjegjshëm, transparent dhe gjithëpërf- shirës. Ai ka theksuar se në tërësi bisedimet Kosovë -Serbi deri më tani kanë krijuar më shumë zhgënjime sesa shpresa afrimi, pajti- mi dhe bashkëpunimi. Bashkurti ka thënë se procesi i bisedimeve Kosovë – Serbi ka ngelur në status quo. “Ose, më saktë, ka ngelur në një rreth të mbyllur pa rrugëdalje”, ka thënë ai. Diplomati Bashkurti ka thënë se lideshipet e këtyre dy shteteve nuk po kanë energji të mjaftueshme për të dalë vetë nga ky rreth i mbyllur. Ai ka kërkuar më tepër energji nxitëse nga BE-ja dhe më shumë mbështetje nga ShBA-ja. Like 0
Më 2 shtator protestohet kundër mbylljes së 19 shkollave në Kamenicë Banorët e brezit kufitar do të protestojnë më 2 shtator në shenjë pakënaqësi me …