Botë Louisiana e ShBA-së ndalon abortin me ligj Nga Wikiliks U postua 31/05/2019 2 Min e Lexuar 0 0 46 Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Guvernatori demokrat i Louisianas, John Bel Edwards, e ka nënshkruar ligjin e ri për ndalimin e rreptë të abortit. Sipas këtij ligji, aborti nuk mund të kryhet në rastet kur vërehen të rrahurat e zemrës së frytit në barkun e nënës. Ligji mund t’i ndalojë abortet e grave që janë në javën e gjashtë të shtatzënisë. Ligjvënësit e këtij shteti i dhanë përkrahje të madhe këtij ligji. 79 ligjvënës votuan për miratimin e ligjit të ri, ndërsa vetëm 23 ishin kundër tij. Vendimi i këtij shteti të Shteteve të Bashkuara është ndryshimi i fundit ligjor që pritet të përballet me kundërshtime. Katër shtete tjera të ShBA-së tashmë kanë miratuar ligje të ngjashme për ndalimin e abortit. Guvernatori Edwards e ka kundërshtuar për një kohë të gjatë abortin. Përkrahja e masave kundër abortit i ka vënë disa demokratë në kundërshtim me nivelin qendror të partisë së tyre, e cila e cilëson të drejtën për abort si pjesë thelbësore të platformës së saj. Gratë e pjesëve të ndryshme të Shteteve të Bashkuara kanë organizuar protesta kundër ligjit të Louisianas. Përpos tyre, disa yje të njohura të Holivudit janë zotuar se do t’i bojkotojnë shtetet që miratojnë ndalesa të tilla, shkruan “BBC” Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
City e fiton derbin ndaj Liverpoolit Manchester City ia ka shkaktuar humbjen e parë në sezon Liverpoolit për të nxehur …