Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Këngëtarja dhe prezantuesja e njohur, Luana Vjollca, ka kohë që ka paralajmëruar projektin e saj më të ri muzikor. Përmes rrjeteve sociale, ajo ka zbuluar tashmë edhe personin me të cilin ka bashkëpunuar për këngën e re, e që është këngëtari i njohur i muzikës popullore, Ramadan Krasniqi – Dani. “Sonte” titullohet kënga e dyshes, e cila është bërë me dije nga Luana se do të publikohet të shtunën, në ora 17:00. “Kënaqësi të bashkëpunoja me një ndër ikonat e muzikës shqiptare! ‘Sonte’ vjen nesër”, ka shkruar këngëtarja dhe moderatorja Vjollca në mbishkrimin e fotografisë, përmes së cilës ka paralajmëruar duetin. Kënga është vizualizuar edhe me klip, në të cilin Luana dhe Danin pritet të vijnë me një interpretim mjaft të veçantë. /Telegrafi/ Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Diplomati serb: Unë e binda Dick Martyn të shkruaj për Shtëpinë e Verdhë, jam i lumtur që Specialja po punon Milan St. Protic e mban veten për serb të mirë dhe të ndershëm. Ai …