Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Manchester Unitedi dhe Chelsea po monitorojnë situatën e James Rodriguez në Bayern Munich dhe janë gati të tentojnë transferimin e tij në verë. Ylli kolumbian në verë do të përfundojë huazimin dy vjeçar te Bayerni, por Bavarezët nuk duan të bëjnë të përhershëm transferimin e tij. Kështu, Rodriguez do të kthehet te Real Madridi në verë, por trajneri Zinedine Zidane dëshiron të shesë atë për të rritur fondet për transferime të reja. Sipas gazetës spanjolle Marca, klubet e mëdha angleze pritet të luftojnë mes vete për të fituar shërbimet e kolumbianit. Klubi londinez, Chelsea është shumë e interesuar për shërbimet e reprezentuesit 27-vjeçar të Kolumbisë. Por, me mesfushorin e disponueshëm për çmimin e prerë prej 36 milionë funteve, trajneri i Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer, mund të bashkohet me garën për të. James është lidhur edhe më klubet e mëdha italiane si Interi dhe Napoli, ndërsa në të kaluarën ka luajtur edhe me Porton dhe Monacon. Like 0