Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Ende pa u caktuar data e zgjedhjeve të jashtëzakonshme shumica e partive politike i kanë bërë të ditur emrat e zyrtarëve me të cilët e synojnë postin e kryeministrit të vendit. Ani pse përfaqësuesit e partive nuk kanë përjashtuar mundësinë e kandidimit me koalicione, ata kanë bërë të ditur se nuk heqin dorë nga posti i shefit të Qeverisë së ardhshme. Ndonëse shpërndarja e Kuvendit të Kosovës është paraparë të mbahet më 22 gusht, partitë politike tashmë kanë filluar llogaritjet e tyre në rast se dalin fituese nga zgjedhjet e jashtëzakonshme, shkruan Zëri. Teksa shumica e partive kanë bërë të ditur se mund të shkojnë në koalicione parazgjedhore, ato kanë thënë se assesi nuk pranojnë të bëjnë kompromis me postin e kryeministrit të vendit. Përfaqësues të PDK-së, parti kjo e cila tashmë ka bërë të ditur se kandidati për kryeministër nga kjo parti është Kadri Veseli, kanë theksuar se në asnjë formë nuk do të bëjnë kompromis për këtë post. Njësoj kanë deklaruar edhe përfaqësues nga Lëvizja Vetëvendosje, parti kjo e cila e synon postin e kryeministrit të ardhshëm me liderin e partisë Albin Kurtin. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Nën kryesimin e kryetarit të Kuvendit komunal të Bujanocit Enver Ramadani po mbahet mbledhja e rregullt e Kuvendit komunal Nën kryesimin e kryetarit të Kuvendit komunal të Bujanocit Enver Ramadani po mbahet mbledhja …