LUGINA E PRESHEVËS TË PËRFSHIHET NË FAZËN PËRMBYLLËSE TË DIALOGUT PRISHTINË-BEOGRAD

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, z. Ragmi Mustafa, në një iniciativë të përbashkët me kryetarin e komunës së Bujanocit, z. Shaip Kamberi dhe deputetin popullor, z. Fatmir Hasani, sot i’u drejtua zyrtarisht Komisares së lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, znj. Frederica Mogherini; Presidentit të Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi, si dhe bashkëdrejtuesve të Delegacionit Shtetëror të Republikës së Kosovës, z. Shpend Ahmeti dhe z. Fatmir Limaj.

Kërkuam përfshirjen e Luginës së Preshevës në fazën përfundimtare të dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.
Në këtë shkresë është theksuar se Marrëveshja eventuale përfundimtare midis Kosovës dhe Serbisë është mundësi edhe e zgjidhjes së problemeve jetike për shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

Prandaj, ne, përfaqësuesit legjitim të institucioneve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, kërkojmë nga titujt e lartpërmendur, përfshirjen e çështjes së Luginës së Preshevës në procesin e kësaj faze të dialogut, që synon arritjen e një marrëveshje përfundimtare ligjërisht e ndërkombëtarisht të obligueshme.
Përfshirja dhe trajtimi i çështjes së Luginës së Preshevës në këtë fazë të dialogut është nevojë për paqen afatgjate dhe midis popujve në Ballkanin Perëndimor.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme