Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Deputeti i vetëm shqiptar në parlamentin e Serbis z.Shaip Kambeti ka takuar sot në Beograd Senatorin Amerikan Gary Peters, ku ka shkruar se ishte një takim shumë produktiv dhe se Lugina mbetet pjesë e agjendës së Senatit të SHBA-së. Ky është njoftimi i plotë i z.Kamberi Lugina mbetet pjesë e agjendës së Senatit të SHBA-së Një takim shumë produktiv me Senatorin amerikan Gary Peters,mikun e Luginës së Preshevës. Ishte një mundësi e jashtëzakonshme për të trajtuar çështjet kritike me të cilat përballen shqiptarët veçanërisht duke u fokusuar në diskriminimin, nënpërfaqësimin dhe nevojën për reciprocitet me komunitetin serb në Kosovë. Gjatë diskutimit, theksova sfidat dhe shqetësimet e komunitetit shqiptar, duke nënvizuar rëndësinë e mbrojtjes së të drejtave të tyre dhe sigurimin e pjesëmarrjes së tyre aktive në sferën politike dhe sociale. Ne i shprehëm mirënjohjen Senatorit Peters për mbështetjen dhe përkushtimin e tij për të mbrojtur të drejtat e njeriut dhe barazinë për të gjithë. Diskriminimi, pasivizimi I adresave e nënpërfaqësim diskutuam gjatë takimit. Theksova nevojën për përfshirje më të madhe të komunitetit shqiptar në proceset dhe institucionet republikane, ndërprerjen e diskriminimit e rikthimin e adresave. Temë e rëndësishme e bisedës ishte çështja e reciprocitetit me komunitetin serb në Kosovë. Theksuam rëndësinë e një qasjeje të balancuar dhe marrëveshjeve reciproke të dobishme që adresojnë shqetësimet dhe aspiratat e shqiptarëve të Luginës në dialogun Kosovë-Serbi. Mirënjohës Senatorit Gary Peters për mbështetjen e palëkundur dhe angazhimin e tij të sinqertë në adresimin e sfidave me të cilat përballet komuniteti shqiptar në Luginën e Preshevës dhe më gjerë. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
VUÇIQ: KISHA S’DUHET T’I MARRË VENDIMET KYÇE POLITIKE Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se nuk mendon që vendimet kyçe politike …