Deputeti i vetëm shqiptar në parlamentin e Serbis z.Shaip Kambeti ka takuar sot në Beograd Senatorin Amerikan Gary Peters, ku ka shkruar se ishte një takim shumë produktiv dhe se Lugina mbetet pjesë e agjendës së Senatit të SHBA-së.

Ky është njoftimi i plotë i z.Kamberi

Lugina mbetet pjesë e agjendës së Senatit të SHBA-së

Një takim shumë produktiv me Senatorin amerikan Gary Peters,mikun e Luginës së Preshevës. Ishte një mundësi e jashtëzakonshme për të trajtuar çështjet kritike me të cilat përballen shqiptarët veçanërisht duke u fokusuar në diskriminimin, nënpërfaqësimin dhe nevojën për reciprocitet me komunitetin serb në Kosovë.

Gjatë diskutimit, theksova sfidat dhe shqetësimet e komunitetit shqiptar, duke nënvizuar rëndësinë e mbrojtjes së të drejtave të tyre dhe sigurimin e pjesëmarrjes së tyre aktive në sferën politike dhe sociale. Ne i shprehëm mirënjohjen Senatorit Peters për mbështetjen dhe përkushtimin e tij për të mbrojtur të drejtat e njeriut dhe barazinë për të gjithë.

Diskriminimi, pasivizimi I adresave e nënpërfaqësim diskutuam gjatë takimit. Theksova nevojën për përfshirje më të madhe të komunitetit shqiptar në proceset dhe institucionet republikane, ndërprerjen e diskriminimit e rikthimin e adresave.
Temë e rëndësishme e bisedës ishte çështja e reciprocitetit me komunitetin serb në Kosovë. Theksuam rëndësinë e një qasjeje të balancuar dhe marrëveshjeve reciproke të dobishme që adresojnë shqetësimet dhe aspiratat e shqiptarëve të Luginës në dialogun Kosovë-Serbi.

Mirënjohës Senatorit Gary Peters për mbështetjen e palëkundur dhe angazhimin e tij të sinqertë në adresimin e sfidave me të cilat përballet komuniteti shqiptar në Luginën e Preshevës dhe më gjerë.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme