Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Beogradi ka intensifikuar procesin e zhveshjes së Luginës nga kompetencat që i ka ushtruar deri më tani. Gazeta ka biseduar me politikanë dhe aktivistë të shoqërisë civile atje. Zhveshjen nga kompetencat dhe shërbimet e deritashme ata i kanë ndërlidhur me kontekstin e dialogut, Kosovë-Serbi. Politikanët nga Lugina kanë folur edhe për opsionet e diskutuara në Serbi, të cilat implikojnë ndryshim kufijsh, shkruan sot “Koha Ditore”. Por, sipas tyre, çfarëdo zgjidhjeje e pjesshme për Luginën e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit nuk i kontribuon zgjidhjes dhe krijon terren për trazira të mundshme. Fatmir Hasani është deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë. Në një bisedë për “Koha Ditore”, ai ka treguar për veprimet që ka ndërmarrë Beogradi muajt e kaluar, e të tjera që janë paralajmëruar të merren, në komunat e populluara me shumicë shqiptare. Fundvitin e kaluar janë mbyllur terminali dhe zyra e Doganës në stacionin hekurudhor të Preshevës. Shërbimit kadastral dhe administratës tatimore në janar të këtij viti u janë marrë disa kompetenca. Po ashtu, sipas Hasanit, Gjykata Themelore është larguar nga Presheva. Po ashtu ka paralajmërime që edhe shtëpitë e shëndetit në Bujanoc dhe Preshevë të kalojnë në kompetencë të Vrajës. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
SKANDALOZE: Vjen ultimatumi nga Vranja-Punëtorët shqiptar të Barnatorës nga nesër largohën nga puna, serbët vazhdojn të punojnë Se diskriminimi i shtetit serb ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës nuk ka të …