Shteti që udhëhiqet nga presidenti Vladimir Putin po shpenzon miliarda rubla në shtetet e Ballkanit, duke tentuar ta pengojë anëtarësimin e tyre në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Madje ekspertët amerikanë alarmojnë se Rusia dëshiron të provokojë një konfrontim të dhunshëm në mes të Kosovës e Serbisë, në mënyrë që ta diskreditojë projektin e shtetit më të ri në Evropë dhe ta ngatërrojë SHBA-në e NATO-n në mosmarrëveshjet rajonale.

Se Rusia ka ndikim të madh në shtetin e tyre e pranon edhe kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Serbi, Ragmi Mustafa.

“Lidhjet më të forta me Rusinë i kanë ato shtete, të cilat nuk i kanë vënë sanksione Rusisë pas aneksimit të Krimesë, në këtë rast Serbia, siç kanë vepruar shtetet e tjera të botës”, shprehet Mustafa.

Sipas tij, shteti në krye të së cilit qëndron Vladimir Putin lufton që vendet e Ballkanit të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian dhe të NATO-s. Megjithatë, siç thotë kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Serbi, vendet e Ballkanit nuk kanë alternativë tjetër përpos BE-së dhe NATO-s.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme