Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Gjykata Kushtetuese e Kosovës ende nuk ka marrë vendimin final rreth dekretit të presidentit Hashim Thaçi për emrin e mandatarit për formimin e Qeverisë së re, por Lëvizja Vetëvendosje, e cila dërgoi dekretin në Kushtetuese, tashmë ka dalë me idenë se di duhet votuar gjatë kohës kur vendi përballet me coronavirus. Në një postim në Facebook, Lëvizja Vetëvendosje shkruan se votimi në një kohë pandemie nuk ndryshon edhe aq prej atij pa të dhe se përveç kujdesit të shtuar, gjithçka tjetër është e ngjashme. “Aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, të frymëzuar nga forma e organizimit të zgjedhjeve në Koren e Jugut, të mbajtura me 15 prillit 2020, kanë inskenuar një proces të ngjashëm zgjedhor”, shkruan Vetëvendosje. Hapat për votim në kohë pandemie, sipas Vetëvendosjes, janë shumë të thjeshtë se si do të duhet të votohet, madje janë vetëm dy të tillë: 1.Votuesit duhet të kenë maska dhe të qëndrojnë 1.5 metra larg njëri-tjetrit gjatë kohës së pritjes në radhë, 2.Votuesve do të u matet temperatura në hyrje të klasës: “Nëse temperaturën e ka deri në 37.5 gradë celsius, votuesi mund të votoj në atë klasë me procedura sikur nga e kaluara vetëm me disa masa shtesë të sigurisë. Nëse temperaturën e ka më shumë se 37.5 gradë celsius, atëherë votuesi do të ndahet në një klasë tjetër ku i gjithë stafi i KQZ-së do të jetë i pajisur me veshje kundër pandemisë COVID-19. Pas votimit ai/ajo shoqërohet për t’i bërë analizat”, thotë VV-ja. Sipas tyre, zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje “Këtu e 28 vite më parë po mbaheshin zgjedhjet e para në Kosovën e okupuar. Ndonëse nën shtetrrethim nga Serbia e pa institucione, populli i Kosovës arriti t’i organizoj zgjedhjet e para në vend. Tani mundësitë janë edhe më të mëdha dhe se zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje”, thuhet në fund. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Deputeti Kamberi u prit sot në takim nga amabasadori amerikan në Beograd Christopher Hill Deputeti shqiptar në parlamentin Republikan të Serbisë, Shaip Kamberi, është pritur sot në takim …