Sipas njoftimit në Facebook të MASHTI-it, thuhet se bursat do të jenë në 5 skema të ndryshme për studentët e Universiteteve Publike të Republikës së Kosovës.

Tutje, ministria ka bërë të ditur se bursat do të ndahen në këto kategori:

“1.-Njëmijë bursa për njëmijë vajza dhe gra që janë regjistruar për herë të parë në programet e studimit STEM dhe studentet të cilat kanë përfunduar vitin e parë dhe të dytë të studimeve.

2.-100 bursa nga njëmijë euro për studentët e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian të nivelit Bachelor.

3.-Nga njëmijë euro për studentët e nivelit Bachelor dhe Master me notë mesatare 9.

4.-Nga njëmijë euro për studentët me aftësi të kufizuar në nivelin Bachelor dhe Master.

5.- 20 bursa nga shtatëmijë euro për studentët që studiojnë në top universitetet më të mira botërore në nivelin master”, thuhet në njoftimin e MASHT-it.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme