Stil & Trend Maska me spinaq dhe vaj ulliri, hajmalia e flokëve Nga Wikiliks U postua 04/06/2018 2 Min e Lexuar 0 0 150 Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Për forcimin e flokëve dhe trajtimin e skalpit, maska me spinaq dhe vaj ulliri është një ndër më të rekomanduarat nga specialistët. Është një përzierje e cila jo vetëm pastron skalpin, por në të njëjtën kohë ushqen flokët dhe i bën ato shumë të shëndetshëm. Kjo maskë mund të përdoret çdo javë dhe rezultatet që siguroni janë të mahnitshme. Stimulon rritjen e flokëve dhe parandalon rënien e tyre. Përbërësit: 1 dorë spinaq 1 lugë çaji mjaltë 1 lugë çaji vaj ulliri Përgatitja: Paraprakisht spinaqin duhet ta lësh në ujë të vluar, derisa të krijohet një formë tuli. Pasi ta kulloni, hidhini vajin e ullirit dhe mjaltin. Përzieni të gjithë masën në një blender, derisa ajo të mos jetë shumë e trashë, por as shumë e lëngshme. Aplikojeni më pas mbi lëkurën e kokës dhe në flokë. E mbani për gjysmë ore ose një orë, pastaj shpëlani flokët si zakonisht. Nëse keni flokë të thatë ose të dëmtuar, kjo përzierje është ilaç magjik! Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Uruguaj-Francë hap çerekfinalet: Tabarez pa Cavani, Matuidi i skualifikuar Kupa e Botës 2018, sot do të fillojë raundin çerekfinal të saj me një …