Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Nëpërmjet një njoftimi zyrtar, Komuna e Bujanocit, njofton qytetarët e saj, se transporti do të jetë falas për të interesuarit që shprehin dëshirën që të marrin pjesë në varrimin e zëvendëministrit Arian Daci. Ky organizim, vjen si shenjë solidarizimi me vdekjen tragjike të Arian Daci, e që me prejardhje është nga fshati Tërnoc i Komunës së Bujanocit. Dy kompanitë që kanë ofruar udhëtim falas, janë “Maxhari Tours” dhe “Maxhari 2015”, autobëst e të cilëve, do të nisen nesër (e dielë) në ora 10:00h, nga parkingu i pompës Agimi Petrol. Ja njoftimi zyrtar i Komunës së Bujanocit: Të nderuar qytetarë, Varrimi i të ndjerit Arian Daci, bëhet nesër, në ora 13:00, në varrezat e Dragodanit në Prishtinë. Kompania “Maxhari tours” dhe “Maxhari 2015” kanë shprehë gatishmërinë e tyre që të organizojnë transportin falas për të gjithë qytetarët e interesuar të marrin pjesë në ceremoninë e varrimit. Nisja bëhet në ora 10:00 nga parkingu i pompës së benzinës “Agimi” në Bujanoc. Kabineti i kryetarit të komunës së Bujanocit faleminderon pronarët e dy kompanive për gatishmërinë e treguar. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Daçiq: Do të zbresë numri i njohjeve të Kosovës Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq ka parashikuar lajme të këqija për …