Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Mediat serbe janë hapur sot me tituj të mëdhenj rreth deklaratës së djeshme të Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, bërë dje me rastin e 19-vjetorit të Betejës së Koshares. Kërcënimet që Serbia po i bën Kosovës, kreu i Kosovës i cilësoi serioze, madje duke thënë se Kosova do t’u përgjigjet si në vitin 1999. “Përgjigja e shtetit të Kosovës është e qartë” çdo kërcënimi do t’i përgjigjemi si i jemi përgjigjur më herët, 19 vjet më parë” deklaroi Thaçi me rastin e manifestimit “Ditët e Koshares”. Por, e përditshmja serbe “Kurir”, në faqen e parë ka dalë me artikullin me titull: “Hashim Thaçi përsëri kujton luftën”. “Presidenti i Kosovës ka kërcënuar se do të godasë Serbinë me “pushkë”. Kjo është një tjetër provë se pala shqiptare nuk dëshiron dialog, por luftë”, thuhet në shkrimin e kësaj medieje. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Wesley Clark: 20 vjet më parë ndalëm spastrimin etnik në Kosovë Ish-komandanti i lartë i NATO-s, Wesley Clark, i cili drejtoi fushatën e bombardimeve të …