Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Mediat serbe janë hapur sot me tituj të mëdhenj rreth deklaratës së djeshme të Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, bërë dje me rastin e 19-vjetorit të Betejës së Koshares. Kërcënimet që Serbia po i bën Kosovës, kreu i Kosovës i cilësoi serioze, madje duke thënë se Kosova do t’u përgjigjet si në vitin 1999. “Përgjigja e shtetit të Kosovës është e qartë” çdo kërcënimi do t’i përgjigjemi si i jemi përgjigjur më herët, 19 vjet më parë” deklaroi Thaçi me rastin e manifestimit “Ditët e Koshares”. Por, e përditshmja serbe “Kurir”, në faqen e parë ka dalë me artikullin me titull: “Hashim Thaçi përsëri kujton luftën”. “Presidenti i Kosovës ka kërcënuar se do të godasë Serbinë me “pushkë”. Kjo është një tjetër provë se pala shqiptare nuk dëshiron dialog, por luftë”, thuhet në shkrimin e kësaj medieje. Like 0
Daçiq në rolin e parashikuesit Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiq tha me rastin e vendimit të Komitetit Ekzekutiv …