Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Liburn Aliu, po qëndron për një vizitë zyrtare në Preshevë. Aliu ka takuar kryetaren e Preshevës, Ardita Sinani me të cilën ka diskutuar për avancimin e të drejtave dhe mirëqenien e shqiptarëve në Luginën e Preshevës. “Sot, shoqëruar nga shefja e kabinetit znj. Rineta Jashari, jemi në vizitë zyrtare në komunën e Preshevës. Në Preshevë, pata nderin dhe kënaqësinë ta takoj kryetaren e komunës së Preshevës, njëkohësisht miken time znj. Ardita Sinani. Në fokus të vizitës ishin diskutime për bashkëpunimin e mëtutjeshëm dhe krijimin e lidhjeve më të sigurta e të qëndrueshme, për avancimin e të drejtave dhe mirëqenien e shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc”, ka shkruar Aliu. Ali ka thënë se si qeveri do të organizojnë takime të rregullta me përfaqësuesit politikë shqiptarë në Luginë. “Jemi të bindur që komunikimi dhe përkushtimi për të bashkëpunuar edhe më tej në aktivitete e projekte të ndryshme kulturore e sportive do të kontribuojë në të mirën e përgjithshme, e ne si Qeveri do të organizojmë takime të rregullta, si domosdoshmëri të punës së përbashkët për të avancuar më tej në krijimin e raporteve të shkëlqyera në mes nesh”, ka shkruar ai. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Përfaqësues të UBSHR-së Vizituan Bujanocin Një delegacion i kryesuar nga Drejtoresha Ekzekutive e Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon …