Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Ministri i Mjedisit dhe planifikimit hapsinor në Qeverinë e Republikës së Kosovës, z.Fatmir Matoshi, priti dje Kryetarin e Komunës së Bujanocit z.Shaip Kamberin. Ky takim ishte vazhdimësi e takimeve të shumta që zyrtarë nga Kosova po i zhvillojnë me Kryetarin Kamberi. Në lidhje me takimin, Ministri Matoshi deklaroi: „Komuna e Bujanocit do të ketë mbështetje në fushën e mjedisit Sot gjatë ditës jam takuar me kryetarin e Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi me të cilin kam biseduar për sfidat në fushën e mjedisit në këtë komunë. Gjatë këtij takimi kemi diskutuar edhe për krijimin e hapësira të gjelbra në Tërrnoc si dhe për pajisje me kontejnerë familjarë dhe kolektiv në komunën e Bujanocit. Si Ministër i mjedisit, falënderova kryetarin Kamberi për angazhimin e tij në fushën e mjedisit ndërsa i premtova mbështetje të mëtutjeshme në të mirë të ambientit“ thuhet në deklaratën e Ministrit të Mjedisit dhe planifikimit hapsinor në Qeverinë e Republikës së Kosovës. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Daçiq: Fjalimi i deputetit Shaip Kamberi në parlament tregon se Serbia rrespekton pakicat Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, ka deklaruar se fjalimi i deputetit shqiptar, …