Deri tani në vendin tonë të gjithë nxënësit e mësimit parauniversitar edhe studentët që kanë ardhur nga vendet përreth kanë qenë të detyruar të dëshmojnë qarkullim financiar prej 2500 eurosh. Kjo gjë ka paraqitur shumë telashe për studentët, sidomos ata shqiptarë nga Shqipëria, Maqedonia, Lugina e Mali i Zi, ka deklaruar ministëri i MBS-së Xhelal Sveçla.

Si ministër i MPB-së sot kam marrë vendim që këtë shumë ta zvogëloj në mënyrë drastike në vlerë prej 500 eurosh.

Kudo që do të jetë e mundur do të përpiqemi ta lehtësojmë jetën e qytetarëve e bashkëkombasve tanë, veçanërisht jetën studentore, të cilën të gjithë e kemi kaluar dhe jemi përballur me shumë sfida.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme