Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Zëvendësministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës Donika Gërvalla po realizon vizitën e saj të parë zyrtare në Luginë të Preshevës. Agjenda e saj filloi me takimin me kryetarin e komunës së Bujanocit Nagip Arifi. Kryetari Arifi e njoftoi nga afër ministren Gërvalla rreth situatës politike, sociale dhe asaj të zhvillimit ekonomik, si dhe diskriminimit të vazhdueshëm të shqiptarëve nga organet e Qeverisë qendrore në Beograd në fushat e arsimit, ekonomisë, shëndetësisë. Me theks të veçantë ishte çështja e pasivizimit të adresave të shqiptarëve në Luginë, si dhe mos njohja e diplomave të fituara nga Univerzitetet e Republikës së Kosovës. Në fund të takimit, Gërvalla dhe Arifi u dakorduan që të vazhdojnë bashkëpunimin dhe bashkërendimin e aktiviteteve politike deri në gjetjen e zgjidhjes së problemeve. Ministrja Gërvalla ka vazhduar takimin e saj me kryetarin e Kuvendit komunal të Bujanocit Enver Ramadani, e më pas do të vazhdojë takimin edhe me kryetarin e KKSh-së Ragmi Mustafa. Gjatë orëve të pasditës, ministrja Gërvalla do të qëndrojë në Preshevë, ku do të realizojë takime të ndara me kryetaren e komunës së Preshevës Ardita Sinani dhe me kryetarin e APN-së Shqiprim Arifin. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
”Është e vështirë, por problemet Kosovë-Serbi duhet të zgjidhen” Kryeministrat e Bullgarisë, Greqisë dhe Rumanisë duke përfshirë edhe presidentin serb po qëndrojnë në …