Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Nenad Mitroviq, kreu i Progresistëve të Bujanocit, thotë se në perspektivë mundë të pritet rivendosja e një qeverisje multietnike në Bujanoc, e cila do të përbëhej nga opozita aktuale dhe disa këshilltarë të pakënaqur nga partite e koalicionit qeverisës. Kjo mundësi na u konfirmua jozyrtarisht nga disa anëtarë me ndikim në partite shqiptare. Mitroviq i tha Bujanovaçkes se disa këshilltarë të partive shqiptare në pushtet e kuptuan se pa qeverisjen e përbashkët të serbëve dhe shqiptarëve, e cila është një praktikë që u ndërpre pas zgjedhjeve të vitit të kaluar, nuk ka zhvillim ekonomik të komunës, investime dhe stabilitet të përgjithshëm. – Janë 19 këshilltarë në opozitë. Kemi 13 këshilltarë nga dy lista serbe, ka 2 përfaqësues romë dhe 4 këshilltarë nga dy parti shqiptare. Prandaj, për një shumicë të re nevoiten edhe dy këshilltarë të tjerë, ndërkaq në koalicionin qeverisës ka edhe të pakënaqur të tjerë. Thjesht, ne presim mbështetjen e tyre, ata presin tonën, thotë Mitroviq, deputeti i PPS. Ai nuk pranoi të tregonte nëse tashmë është vendosur kontakti me ta, por nuk e mohon që kishte një mundësi të formimit të një mazhorance të re në seancën e fundit të kuvendit lokal (21 prill). Anterfile: Pjesë e qeverisjes lokale në Bujanoc janë Partia demokratike(PD) e kryetarit të Komunës Nagip Arifi (10 këshilltarë), Partia për veprim dmeokratik (PVD) e deputetit Shaip Kamberi (8 këshilltarë) dhe Lëvizja e progresit demokratik (LPD) e zëvendëskryetarit të Komunës Shqiprim Musliu (4 këshilltarë). Sidoqoftë, këshilltarët serbë, pjesë e listave të PPS dhe PSS, që nga konstituimi I përbërjes së re kanë bojkotuar punën e Kuvendit, mirëpo Mitroviq paralajmëron se ai me siguri do të paraqitej në seancën tjetër. – Ne të 12 këshilltarët ishim pro kthimit në Kuvend, ndërsa kundër kthimit ishte vetëm një këshilltar, ndërkohë që ne donim një vendim unanim, shpjegon ai. Mitroviq përsërit se qeverisja e re, multietnike në Bujanovac është shumë e mundshme, sepse, siç thotë ai, shumë shqiptarë janë të pakënaqur me funksionimin e koalicionit qeverisës aktual, i cili ka vetëm 2 këshilltarë përtej shumicës së nevojshme. Pjesë e qeverisjes lokale në Bujanoc janë Partia demokratike(PD) e kryetarit të Komunës Nagip Arifi (10 këshilltarë), Partia për veprim dmeokratik (PVD) e deputetit Shaip Kamberi (8 këshilltarë) dhe Lëvizja e progresit demokratik (LPD) e zëvendëskryetarit të Komunës Shqiprim Musliu (4 këshilltarë). Tre këshilltarë të Alternativës për ndryshim u larguan nga koalicioni mbarëshqiptar, ndërsa një këshilltarë i Unionit demokratik shqiptar (UDSH) ka qenë jashtë pushtetit nga fillimi. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Turqia refuzonë armëpushimin mbi 275 mijë persona deri tani janë zhvendisur Mijëra persona janë larguar nga Siria e Veriut, ndërkohë që sulmi turk përshkallëzohet, sipas …